Producenti i këngëtarit të njohur David Bowie, Tony Visconti, pas komeneteve negative që ka dhënë lidhur me manipulimet e zërit të Adeles, ka kërkuar falje publikisht, njofton gazeta ‘TheGuardian’.
Javën e kaluar Visconti, në intervistë me DailyStar kishte lënë të kuptohet se zëri i këngëtares është zmadhuar në mënyrë digjitale pasi ka deklaruar se 90% të zërave tanimë kompjuterizohen, dihet se Adele ka një zë të fuqishëm, por vihet në dyshim nëse ai vërtet është zëri i saj. Nuk e dijmë.
Në anën tjetër, vetë këngëtarja Adele gjatë një interpretimi të mbajtur në Paris, Francë ka reaguar ashpër ndaj kësaj kritike.
Prandaj, Visconti ka kërkuar edhe falje për deklaratën e dhënë e cila sipas tij është keqinterpretuar dhe keqkuptuar.