Telegrafi

Tony Ferguson refuzoi të dorëzonte meçin – kundërshtari i pamëshirshëm sa nuk i theu krahun

Tony Ferguson ka treguar edhe një herë mentalitetin e tij prej një luftëtari, pasi kishte refuzuar që të pranonte humbjen në përballjen ndaj Charles Oliveira që i kishte kapur krahun në raundin e parë në UFC 256.

Ylli i MMA-së e kishte përfunduar ecurinë e tij prej 12 fitoresh radhazi në muajin maj, pas humbjes ndaj Justin Gaethjes në UFC 249.

Ferguson bëri rikthimin e tij të shtunën në kafaz në UFC 256 në Las Vegas.

‘El Cucuy’ gjeti vetën të kapur në mënyrë të vështirë nga kundërshtari që në dhjetë sekondat e fundit të raundit të parë.

Oliveria kishte të gjithë kontrollin mbi Fergusonin, derisa vazhdonte të bënte presion mbi kraharorin e tij, derisa kishte pamje shokuese.

Derisa 31-vjeçari bëri gjithçka që ta detyronte Fergusonin të trokiste tre herë në shenjë dorëzimi, por ky i fundit u shpëtua nga gongu në fund.

Sidoqoftë, Fergusonit nuk i kishte ndodhur asnjëherë që të humbiste dy herë radhazi, mirëpo Oliveira fitoi me vendim unanim. /Telegrafi/