Site icon Telegrafi

Tony Ferguson më në fund thyen heshtjen pas humbjes shokuese nga Justin Gaethje

Tony Ferguson e ka uruar Justin Gaethje për fitoren e tij në UFC 249.

Ish-kampioni i përkohshëm në peshat e lehta në MMA ka thënë se thjeshtë nuk ishte nata e tij edhe pse u mundua që të mbronte titullin e përkohshëm.

“Rruga e një luftëtari se si fiton dhe humb, thjeshtë nuk ishte nata ime. Urim e Justin Gaethje në një luftë të mirë”, ka shkruar Ferguson në llogarinë e tij në Twitter.

Ferguson do të takohej me Kahbib Nurmagomedovin më 18 prill, mirëpo që për të pestën herë, përballja e tyre u anulua.

Kështu, presidenti i UFC-së e vendosi Gaethjen si kundërshtarin e radhës së Fergusonit, pasi Khabib refuzoi të përballej shkaku i përhapjes së coronavirusit.

Ferguson kështu humbi titullin e përkohshëm, derisa Gaethje do të përballet tani me dagestanezin për titullin e kampionit në peshat e lehta në fund të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version