Tony Ferguson ka zbuluar se ai pësoi humbje të kujtesës pas një goditje brutale që u mbyll me nokaut ndaj Michael Chandler.
Luftëtari i pestë në renditjen zyrtare në fillim të raundit të dytë i dha një “goditje ballore” Fergusonit, goditje të cilën nuk e kishte përjetuar kurrë më parë në karrierën e tij.
“El Cucuy” iu desh kohë shtesë për të ardhur në vete dhe u transportua menjëherë në spital për ekzaminime shtesë mjekësore dhe tani ka zbuluar se ka humbur kujtesën për një moment.
Michael Chandler just sent Tony Ferguson to the SHADOW REALM pic.twitter.com/8r3b9JMPqC
— Barstool Sports (@barstoolsports) May 8, 2022
“Unë u godita rëndë në kokë të shtunën e kaluar dhe ishte një ndjenjë e tmerrshme të mos kujtoja asgjë që nga fillimi i raundit të dytë derisa arrita në ambulancë”.
“Falënderoj Zotin çdo ditë kur u ktheva në ‘realitet’. Të gjitha shakatë mënjanë, nuk doja t’ju trembja, por duhet t’i kisha bërë gjërat ndryshe si ‘duart lart dhe mjekrën poshtë’ dhe është faji im që humba ashtu”, ka shkruar Ferguson.
Kjo ishte humbja e katërt radhazi e Fergusonit, por e fundit ka bërë që tifozët të parashikojnë fundin e karrierës së tij.
Ferguson dikur kishte 12 fitore radhazi në UFC që u ndërprenë në vitin 2020 nga Justin Gaethje. /Telegrafi/