Site icon Telegrafi

Tony Blair: Veprova në mirëbesim dhe në interes të vendit

Reformist i palëkundur dhe mjaft energjik, Tony Blair është dalluar në mesin e kryeministrave britanikë mjaft popullor përpara zbehjes së reputacioni i tij nga vendimi i përfshirjes së Britanisë së Madhe në luftën në Irak.

Ish-kryeministri laburist, Tony Blair pohoi se ka vepruar në mirëbesim dhe në interes të vendit duke marrë pjesë në ndërhyrjen ushtarake në Irak përkrah trupave amerikane në vitin 2003.

Sot ai përjetoi një tjetër moment aspak pozitiv në karrierën e tij që përkon me publikimin e një raporti që vë në pikëpyetje mënyrën në të cilën ai drejtoi vendin në luftë duke mbështetur pa kushte presidentin amerikan George Bush “pa qenë i vetëdijshëm për këtë vendim”.

Sërish protestues të shumtë parakaluan në rrugët e Londrës duke e cilësuar “gënjeshtar” dhe “kriminel lufte”.

Trembëdhjetë vite më pas, ndërhyrja ushtarake në Irak nuk është falur ende.

Ai drejtoi Downing Street për një periudhë 10 vjeçare, mes viteve 1997 dhe 2007, i njohur si kampioni i Laburistëve të Rinj që ia doli mbanë të zgjidhej në postin e liderit të partisë tri herë (1997, 2001 dhe 2005) në një klimë optimizmi dhe prosperiteti ekonomik.

Exit mobile version