Telegrafi

Tony Blair pritet ta vizitojë Kosovën, do t’u adresohet deputetëve të Kuvendit

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, pritet që këto ditë ta vizitojë Kosovën. Kjo është bërë e ditur në një komunikatë nga Kuvendi i Kosovës

Në një njoftim për mbledhjen për mabjtjen e mbledhjes së Kryesisë këtë enjte, është bërë e ditur se në rend dite të kësaj mbledhje pikë e parë do të jetë caktimi i seancës solemne për adresimin e Tony Blairit deputetëve të Kosovës.

“I. Caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë pikë të rendit të ditës.

Nuk dihet dita e saktë e vizitës së Tony Blair në Kosovë. /Telegrafi/