Telegrafi

Tony Blair: Nëse nuk vaksinoheni jeni të papërgjegjshëm dhe idiotë

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka thënë se njerëzit që nuk vaksinohen janë të papërgjegjshëm dhe idiotë.

Blair vuri në pah përhapjen e shpejtë të variantit Omicron si një shkak për shqetësim, transmeton Telegrafi.

“Sinqerisht, nëse nuk jeni të vaksinuar për momentin dhe keni të drejtën për t’u vaksinuar, nuk jeni thjeshtë të papërgjegjshëm, por jeni idiotë”, tha Blair.

“Më vjen keq, me të vërtetë, po ju jeni. Ky variant Omicron është kaq përhapës, sa që nëse nuk jeni të vaksinuar dhe jeni në qarkullim, ju do ta merrni”, ka deklaruar ai mes tjerash.

Bazuar në të dhënat e Worldometer, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar deri më tani më shumë se 276 milionë raste nga coronavirusi dhe rreth 5.3 milionë viktima. /Telegrafi/