Site icon Telegrafi

Tony Blair: Coronavirusi nuk do të zhduket, njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me të

“Coronavirusi nuk do të zhduket dhe njerëzit do të duhet të mësojnë të jetojnë me të”, paralajmëroi ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai potencoi se Mbretëria e Bashkuar duhet të përgatitet në rast se virusi rishfaqet gjatë stinës së vjeshtës.

Ndërkohë ndryshe nga Blair, kryeministri i tanishëm Boris Johnson, pati thënë se vendi do e kalojë situatën e pandemisë deri në vitin e ardhshëm, megjithëse do të ketë vështirësi për ta mbajtur virusin nën kontroll.

Ish-kryeministri britanik tha se ka shumë gjasa që Mbretëria e Bashkuar të goditet sërish në vjeshtë nga coronavirusi.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve në vend u rrit në 300 mijë, ndërsa bëhet e ditur se 45 mijë persona kanë vdekur nga sëmundja. /Telegrafi/

Exit mobile version