Telegrafi

Toni: Tani mund ta fitojmë Scudetton

“Kjo është natë e madhe për ne. Ishte me rëndësi të fitojmë dhe të tentojmë të arrijmë një ëndërr. Tani jemi një pikë prapa. Do të provojmë dhe të shohim nëse do ta fitojmë”.

“Kualiteti dhe motivimi llogariten këtu. Ne luajtëm shumë mirë dhe këto tri pikë janë të rëndësishme. Interi është ende në krye, por kanë mbetur edhe disa ndeshje”, u shpreh Toni pas ndeshjes.

Mourinho nga ana tjetër vazhdoi heshtjen mediatike duke injoruar mediat pas takimit Roma – Inter.

Aktualisht, Roma gjendet në pozitën e dytë në Serie A, me një pikë që e ndan atë nga lideri Inter. /Telegrafi/