Telegrafi

Toni rrezikon një muaj moslojë

Il Corriere dello Sport njofton se italiani ka lënduar pulpën e këmbës së djathtë, kështu që mund të komplikohet një problem të cilin Toni e ka pasur gjatë javës që shkoi.

Pritet që Toni t’iu nënshtrohet edhe disa ekzaminimeve tjera mjekësore për të vërtetuar diagnozën, dhe nëse është e vërtetë, atëherë do t’i nevojiten së paku 30 ditë për t’u rikuperuar.

Kjo mund të jetë një goditje e rëndë për Romën, duke qenë se sulmuesi sapo është huazuar nga Bayern Munichu. /Telegrafi/