Telegrafi

Toni premton gola për Romën

Pas pauzës për shkak të lëndimit, Toni është rikthyer në fushë në ndeshjen kundër Milanit dhe luajti pjesën e dytë. Ai pritet të jetë shartues në takimin kundër Livornos gjatë këtij vikendit, dhe tashmë ka shënuar shtatë gola kundër këtij ekipi gjatë karrierës së tij.

“Nëse dua të shkoj në Afrikën e Jugut do të duhet të shënoj gola për Romën. Shpresojmë se do ta fitojmë derbin, do të përfundojmë në top tre ekipet dhe do ta fitojmë Kupën e Italisë. Para së gjithash, shpresoj se Roma do të më blejë plotësisht nga Bayern Munich”, ka thënë Toni./Telegrafi/