Telegrafi

Toni kthehet në stërvitje, Shkëmbi: Ai është lojtari më i rëndësishëm

Mesfushori i Lirisë, Meriton Korenica, i njohur ndryshe si Toni, është rikthyer në stërvitje për klubin prizrenas.

Lojtari me tipare ofensive ka pësuar një lëndim në javën e parë ndaj Vëllaznimit.

Dhe, pas një faze të rikuperimit të shpejtë lëndimi i tij në gju është fiksuar dhe trajneri Shkëmbi nuk ka mundur të mos shprehet i gëzuar.

“Është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe kthimi i tij do të thotë shumë”, ka thënë Shkëmbi për faqen zyrtare të Lirisë.

Vet Korenica po për faqen zyrtare të Lirisë deklaroi se edhe ai mezi pret të kthehet në fushë.

Toni duket i motivuar para rikthimit në fushë…

Mesfushori ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike në gjurin e djathtë.

Pa Korenicën, Liria vuajti në ndeshjet e ardhshme, duke arritur të shënojë vetëm një fitore të rëndësishme në shtëpi.

Ai ishte një nga lojtarët që shkëlqeu në përgatitjet parasezonale, pasi Shkëmbi e riktheu në pozitën e mesfushorit ofensiv.

Korenica luajti si anësor i majtë sezonin e kaluar, ku nuk arriti të përmbushë potencialin e tij të plotë. /Telegrafi/