Telegrafi

Toni Kross kërkon largimin, Real Madridi ia ka vënë çmimin

Pas pesë vitesh me fanellën e Real Madridit, mesfushori gjerman Toni Kroos duket se do të largohet për një eksperiencë të re.

Mediat spanjolle raportojnë se mesfushori 29-vjeçar i ka kërkuar klubit largimin, pasi duket i bindur se e ka mbyllur ciklin edhe pse ka kontratë deri në vitin 2022.

Presidenti Florentino Perez, me trajnerin Zinedine Zidane, nuk E kanë ndërmend të bëjnë rezistencë.

Florentino Perez, gruaja e Zinedine Zidane, Veronique dhe legjenda franceze (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Kjo pasi plani është që Paul Pogba dhe Cristian Eriksen, të vijnë në mesfushë.

Real Madridi për largimin e gjermanit kërkon 60 milionë euro, por që mund të pranojë edhe 50.

Toni Kroos . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Toni Kroos erdhi nga Bayern Munich te Real Madrid, në verën e vitit 2014 dhe gjatë pesë sezoneve me fanellën e Realit, ai e ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/