Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos – pensionimi i tij këtë verë përshpejton përdorimin e këtij termi – jo vetëm që do të vazhdojë të jetojë në kryeqytetin spanjoll pas verës, por gjithashtu do të vazhdojë të punojë te Los Blancos.
Kroos aktualisht është me kombëtaren gjermane, duke u përgatitur për Euro 2024, ku shpreson të fitojë një tjetër trofe, pas La Ligës dhe Ligës së Kampionëve me Real Madridin.
I pyetur për planet e tij të ardhshme pas daljes në pension, Kroos shpjegoi se ai do t’i përkushtohet familjes, do ta vazhdoj një emision me vëllain e tij dhe të jetë trajner në akademinë e Real Madridit.
“Kryesisht me familjen time. Do të vazhdoj me podcast-in me vëllain tim Felix. Dhe unë do të punoj në akademinë e Real Madridit”, ka thënë fillimisht Kroos për Diario AS.
“Duke filluar nga shtatori, do të nisë edhe Liga e Legjendave (turneu i ri në futsal). Por, është gjithashtu e qartë se nuk do të përfshihem në 18 projekte tani për t’u bërë aq i zënë sa kur isha një lojtar aktiv”, përfundoi gjermani.
🗣️Kroos: “Trabajaré en la academia del Madrid”
✍️ @menzellopez
🔜 El ya excentrocampista blanco habló de su futuro, de la Eurocopa y de la tristeza que sentirá después de colgar las botashttps://t.co/eVluHuQLeL
— Diario AS (@diarioas) June 7, 2024
Kroos mund të mos ketë shumë nerva në fushë, por ai do të ndjejë empati me talentët e akademisë së Real Madridit që e kontrollojnë keq topin përpara tij.
Lojtarët e mëdhenj nuk bëhen domosdoshmërisht trajnerë të mëdhenj, por të rinjtë e Real Madridit do të kenë mundësinë të mësojnë nga njëri prej më të mëdhenj të futbollit në histori. /Telegrafi/