Toni Kroos është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit.
Por, mesfushori gjerman është më i rëndësishëm se sa që mund të mendohet.
Ai në ndeshjen e fundit ndaj APOEL-it arriti t’i fitojë 88 për qind të dueleve.
Kroos ka pasur një përqindje fenomenale të pasimeve ne këtë takim.
Ai ka pasur 92 për qind saktësi të pasimeve në këtë takim, duke treguar supremacinë e tij.
Kroos në këtë takim mund të mos ketë shënuar gol, por shkëlqeu me paraqitjen e tij.
Reali triumfoi me rezultat 3-0 ku dy gola i shënoi Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/