Telegrafi

Toni Kroos nuk e planifikon largimin nga Real Madridi

Toni Kroos nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi në këtë afat kalimtar veror.

Mesfushori gjerman po e shijon kohën e tij në kryeqytetin e Spanjës, derisa nuk ka plane të largohet nga Los Blancos.

AS raporton se raportet e Kroosit nuk janë aq të mira me Ziendine Zidanen, mirëpo kjo nuk bën që ai të largohet nga Santiago Bernabeu.

Gjermani ka zgjuar interesimin e klubeve nga Kina dhe Amerika, por që siç mëson e përditshmja spanjolle, ai nuk e dëshiron largimin.

Muaj më parë ishte raportuar se Kroos mund të rikthehet te Bayern Munichu edhe pse është në fund të karrierës së tij.

David Beckham në anën tjetër është shumë i interesuar që të transferojë atë te Inter Miami, derisa e gjitha mbetet në duart e lojtarit se ku dëshiron të vazhdojë karrierën deri në pensionim. /Telegrafi/