Site icon Telegrafi

Toni Kroos: Në ndeshjen Sevilla – Real Madrid, gjyqtari ndikoi seriozisht në garën për titull

Toni Kroos është ende i zemëruar pas barazimit të Real Madridit me Sevillan (2-2), duke thënë se gjyqtari i atij takimi vendosi rezultatin. 

Pas ndeshjes gjermani dhe Zinedine Zidane iu afruan gjyqtarit, Juan Martinez Munuera , në fund të ndeshjes për t’u ankuar dhe mesfushori tani ka reflektuar për këtë incident, por vazhdon të besojë se mund t’i kushtojë Real Madrid me titullin e kampionit.

“Unë nuk jam dikush që më pëlqen të ankohem, por, në atë rast, isha jashtëzakonisht i bezdisur”.

“Zidane kurrë nuk thotë asgjë në lidhje me vendimet dhe ai gjithmonë i mbron gjyqtarët. Pra, fakti që ai shkoi te gjyqtari pas ndeshjes ishte një shenjë që edhe ai ndjehej pak vjedhur, ashtu si unë”.

“Gjyqtari u përpoq të justifikonte veten, por ishte një vendim shumë i qartë i gabuar për mendimin tim”.

“Mendimi im është shumë i qartë dhe është shumë e rrallë që nuk pajtohem fare me gjyqtarin. E bëra atë ditë”.

“[Militao] e kishte shpinën pas topit dhe as nuk e shihte topin, ndërsa në lëvizje të ngadaltë mund të shihni se topi fillimisht shkon në shpatullën e tij dhe pastaj në krahun e tij. Na thanë që nëse topi prek nga një tjetër e trupit, atëherë nuk është lojë me dorë”.

“Të shikosh përsëri dhe ta rishikosh, sepse nuk e fishkëlleu drejtpërdrejt, është një ndërhyrje serioze në kampionat”.

“Nëse, në fund të fundit, nuk kemi mjaft [për të fituar titullin] për mendimin tim kjo ishte një situatë që gjithashtu kontribuoi në të. Për mua kjo është e qartë, një situatë që kishte ndikim”, ka thënë Kroos./Telegrafi/

Exit mobile version