Telegrafi

Toni: Kemi rihapur garën për titull

“Ne jemi ende në garë dhe kemi rihapur garën për titull. Le t’i fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në fund”.

“Nuk është lehtë për shkak se Udinese është ekip që luan mirë dhe ishte në formë para takimit, pas fitores ndaj Palermos. Ne e kemi ditur se do të na vështirësonte punët. Por ne bëmë mirë që i goditëm në fund me dy gola pas barazimit”.

Të mërkurën, Roma udhëton në Bologna, para se të zhvillojë duelin vendimtar për Scudetto kundër Interit në fundjavën e ardhshme. /Telegrafi/