Telegrafi

Toni i gatshëm për Bayernin

“Të luaja me lojtarët rezervë nuk ishte ndonjë problem për mua. Unë jam futbollist dhe jam mësuar të luaj edhe në ligën e tretë. Mua më nevojitej kohë vetëm që të luaja dhe tash e kam rikthyer shpejtësinë”.

“Unë mendoj se jam në formë dhe i gatshëm për skuadrën e parë. Jam në dispozicion për përzgjedhje dhe shpresoj që trajneri do të më thërrasë shumë shpejt. Dëshiroj të jem në ekipin e seniorëve sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Toni për faqen zyrtare të Bayernit.