Telegrafi

Toni gjashtë javë jashtë fushe

Italiani u lëndua gjatë fitores së të shtunës prej 2-1 ndaj Juventusit dhe testet kanë pohuar se toni ka pësuar dëmtim të muskulit të këmbës së majtë.

“Vërtet jam i zemëruar që duhet të ndaloj tash. Por kur të rikthehem të luaj do të jem edhe më i vendosur se më herët”, ka thënë Toni.

Toni, i cili iu bashkua Romës si huazim nga Bayern Munich më herët gjatë këtij muaji, pritet të qëndrojë jashtë fushe për së paku nëntë ndeshje./Telegrafi/