Telegrafi

Toni fajëson referët për humbjen në finale

Francesco Totti u dërgua jashtë loje para se Diego Milito të shënojë një gol të vonshëm për t’i dhënë fitoren minimale Interit, që ia solli edhe trofeun e parë nga tre për të cilët ka luftuar këtë sezon. Roma pati dy ankesa për penalti, së pari gjatë një përballje të Tonit me Walter Samuel dhe një tjetër ndaj Jeremy Menes.

“Ne luajtëm një ndeshje të mirë, por Interi e shënoi atë gol në kundërsulm me Diego Milito dhe nuk krijoi shumë gjëra tjera. Incidentet para golit ishin të dyshimta. Neve nuk na janë dhënë dy penalti, pasi ka pasur kontakt edhe me Jeremy”.

“Kur luajmë me një ekip më prestigjioz, neve nuk ja jepen këto vendime. E gjithë çfarë është dashur ishte një incident i vetëm në favor tonin, për të rihapur ndeshjen. Interi është ekip i fuqishëm, por nuk mbaj mend ndonjë incident të referëve kundër tyre. Në Gjermani top ekipet ndihmohen më pak se në Itali. Këtu referët kanë frikë të dalin kundër ekipeve të mëdha”, ka thënë Toni. /Telegrafi/