Telegrafi

Toni Domgjoni shënoi ‘golin e javës’ ndaj Young Boysit

Mesfushori shqiptar i Zurichut, Toni Domgjoni ka shënuar një supergol mbrëmjen e së mërkurës ndaj Young Boysit në Superligën e Zvicrës.

Zurichu u mposht me rezultat të thellë 4-1 në shtëpi nga Young Boysi në kuadër të javës së 18-të të kampionatit zviceran.

Goli i vetëm për ekipin vendas u shënua nga mesfushori shqiptar, Toni Domgjoni.

Domgjoni u inkuadrua në lojë në minutën e 56-të, ndërsa shënoi një supergol nga distanca në fund të ndeshjes.

Goli i mesfushorit shqiptar erdhi në minutën e 76-të dhe vulosim rezultatin përfundimtar 1-4.

Ky ishte goli i tretë i Domgjonit këtë sezon, ndërsa ka edhe dy asistime. /Telegrafi/