Telegrafi

Toni: Do ta fitoj Ligën e Kampionëve me Bayernin

“Nuk mendoj për ta ndërruar klubin. E konsideroj veten shumë mirë këtu në Munih, ndërsa Bayerni më ofron gjithçka që dëshiroj”.

“Bayerni ka një perspektivë të mirë për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe unë mendoj se mund ta fitojmë me një skuadër kaq të fortë”.

“Do të stërvitem maksimalisht dhe do të dëshmoj se akoma mund të jap më të mirën nga vetja”, ka thënë Toni për “Bild”.