Bota e bukurisë ka kthyer shikimin në një drejtim të ri dhe ka ndryshuar ngjyrat, duke preferuar ato metalike dhe reflekset e dritës.
Derisa grimerët nuk hezitojnë të luajnë me vezullime, tone intensive prej bronzi dhe ngjyrave metalike; ky trend ofron një shumëllojshmëri të përdorimit alternativ dhe korrespondon me atë të përditshmen, transmeton Telegrafi.
Dior ka realizuar një linje të tërë dedikuar grimin, me emrin Mystic Metallics, një koleksion i ndërtuar në fuqinë e reflekseve kromatike të vjollcës dhe të gjelbrës.
Essence i ka dhënë jetë koleksioneve të shumta në këto nuanca, ndërsa për Estee Lauder, ngjyrat e preferuara janë bojë qielli, e gjelbra dhe tonet e ngrohta të tokës. /Telegrafi/