Nuk keni nevojë të lexoni se ngjyra e portokalltë në radhë të parë paraqet freski, sepse kjo ngjyrë e ka dëshmuar këtë që nga vitet e shtatëdhjeta e këndej, ndërsa edhe në traditën indiane ajo tregon natyrën shpirtërore.
Prandaj, nuk është e çuditshme që e portokallta këtë sezon është përhapur shumë, ndërsa përveç thonjve dhe buzëve, ajo tashmë vendoset edhe në kapakët e syve të bukurosheve verore.
Meqenëse këtë sezon dominojnë blloqet e ngjyrave, si e gjelbër, rozë, e kuqe, e portokalltë… luani me kombinimet e llojllojshme të ngjyrave, ndërsa do të vëreni se e portokallta shkëlqen krahas ngjyrës së kuqe dhe asaj të fuskisë. /Telegrafi/