Bashkë me tenin e shndritshëm që na sjellin ditët e ftohta, pak ngjyrë në fytyrë mund të sjellë ngjyra diç më e errët e flokëve
Trendi i hijesimeve dhe i xhufkave, si edhe teknikat e ngjashme bajalazh, bukuroshet e famshme i kanë braktisur dhe kanë vendosur për variante të natyrshme të ngjyrës së gështenjtë.
Të udhëhequra nga kjo, shumë gra në sallonet e flokëve në mbarë botën zgjedhin këto tone natyrale, transmeton Telegrafi.
Njëra ndër të parat ishte Hailey Beiber, e cila një kohë të gjatë ishte bionde, ndërsa kjo ngjyrë më e errët perfekt i përshtatet dhe thekson bukurinë e saj natyrale.
Një ndër damat e reja e cila shumë bukur bart ngjyrën e gështenjtë të flokëve është edhe manekinia Kaia Gerber, e bija e supermanekines Sindy Kraford.
Aktorja shumë e bukur, Jessica Alba, ngjyrën e vet të deri para pak kohësh, e ka zëvendësuar me të gështenjtën edhe më të errët, “me të gështenjtën çokollatë”, “thellësinë” e nuancës dhe ka arritur efekt të shkëlqyer dhe flokë të kuruar, thonë ekspertët.
Ndërsa këtë ndryshim na sjell edhe influencuesja e famshme e Instagramit, Camila Charier, e cila pas martesës me producentin e filmit Fransoo Larpin, ka vendosur të ndryshojë flokët e saj biond, andaj në njëfarë mënyre ka iniciuar një trend.
Një tjetër yll i famshëm vendosi t’i zëvendësojë flokët e saj të veçantë bjonde të shprishura me tone kafe pas një ndarjeje dashurie, dhe kjo është Shakira. /Telegrafi/