Telegrafi

Tonet e ngjyrës së gështenjtë dhe tonet e ngjyrës së dheut, më të preferuarat e këtij viti

Si mund ta fisnikëroni shtëpinë? Disenjatorët e enterierit këshillojnë që patjetër të mendoni për tonet e ngjyrës së gështenjtë dhe tonet e ngjyrës së dheut…

Në të vërtetë, me implementimin e toneve të ngjyrës së gështenjtë në hapësirat siç janë banjat apo dhomat e gjumit në përditshmërinë jetësore fusim qetësinë e dëshiruar dhe ndjenjën e sigurisë, transmeton Telegrafi.

Zgjedhja e pllakave të qeramikës me imitim druri me ato ngjyrë të kafesë së bardhë do të krijoni përshtypjen e pastërtisë dhe rregullshmërisë.

Pos banjave në të cilat është imperativ ndjenja e relaksimit dhe e rehatisë, oaza relaksimi mund të krijoni edhe në dhomën e ditës – duke kombinuar ngjyrat neutrale të gështenjtë me të gjelbrën e ftohtë të cilat ngrenë cilësinë energjike.

Me pllakat e dyshemesë, të cilat bindshëm imitojnë drurin kombinohet shumë mirë dhe nuanca e kaltër qetësuese e detit e mobilieve, ndërkaq ai bashkim i hapësirës do të ofrojë elegancë shtesë.

Zgjedhje e mirë për kuzhinë dhe trapezari gjithsesi do të jetë bashkimi i toneve të ngjyrës së dheut dhe ngjyrës së livandës.

E gështenjta ofron mundësinë për bashkim të stilit modern dhe cilësisë së mirë, i cili nga viti në vit po tregohet si kombinim i mirë, por është lajmëruar edhe si trend i madh i sezonit të ardhshëm.

/Telegrafi/