Site icon Telegrafi

Tonali u dënua sërish për baste, dita kur italiani i rikthehet futbollit është shtyrë për muaj

Futbollisti italian Sandro Tonali është gjobitur për shkelje të rregullave të basteve në disa ndeshje.

Tonali ka vënë bast 40 ose 50 herë, duke përfshirë katër herë për Newcastle, nga të cilat tre herë ka vënë bast në ndeshjet ku ka luajtur vetë.

Ai duhet të kthehet në fushë më 27 gusht 2024 dhe do të duhet të paguajë një gjobë prej 20 mijë eurosh, pasi dënimi i është shtuar edhe për dy muaj.

Lexo po ashtu Sandro Tonali: Gjithçka që duhet të dini pas akuzave të reja të basteve

“Me kusht që të mos i shkelë rregullat e basteve të FA përsëri gjatë periudhës së pezullimit, Sandro do të kthehet në futboll në gusht 2024”, ka shkruar Newcastle.

Tonali tani vazhdon të ndjekë planin terapeutik dhe programin edukativ me mbështetjen e plotë të klubit dhe do të vazhdojë të stërvitet me bashkëlojtarët e tij, njofton klubi. /Telegrafi/

Exit mobile version