Sky Sport Italia raporton se Sandro Tonali fillimisht refuzoi të bashkohej me Newcastlen, ndërsa sipas Tuttosport, bashkëlojtarët e tij te Milani e kuptuan arsyen e tij për t’u larguar.
Magpies pritet të përfundojnë nënshkrimin e Tonalit këto ditë, derisa u është nënshkruar testeve mjekësore në Rumani, ku aktualisht është në detyrë ndërkombëtare me Azzurrët për Euro U21.
Tonali do të fitojë 8 milionë euro në sezon plus 2 milionë euro shtesë, por sipas Sky Sport, ai fillimisht e kishte refuzuar ofertën nga Magpies. Tonali kishte thënë vazhdimisht gjatë viteve të fundit se nuk do ta konsideronte largimin nga kuqezinjtë.
Gazetari i Sky Sport, Emanuele Baiocchini, shtoi gjatë emisionit të transferimeve të së premtes se drejtorët e Milanit i kishin thënë Tonalit se nuk do të refuzonin një ofertë afër 80 milionë euro, kështu që ata efektivisht e shtynë atë të bashkohej me Magpies.
Sipas Tuttosport, shokëve të skuadrës së Tonalit në Milan fillimisht u zhgënjyen fillimisht që e panë mesfushorin të largohej, por më pas e kuptuan vendimin e tij duke marrë parasysh ofertën si për klubin ashtu edhe për lojtarin.
Tonali pritet të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare me Newcastle. Ai luajti për tre sezone te Milani, duke shënuar shtatë gola në 131 paraqitje. /Telegrafi/