Site icon Telegrafi

Tomovska: Pa lidhje digjitale të shteteve të Ballkanit, nuk ka lidhje komplete të rajonit

Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Maqedoni, Marta Arsovska-Tomovska, sot në një konferencë të mbajtur në Bruksel, me temë “Ballkani: Rritja e lidhjes drejt rrugës së BE-së”, theksoi se, pa lidhje digjitale ndërmjet shteteve të Ballkanit, nuk mund të ketë lidhje komplete të rajonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sot në këtë konferencë, para publikut janë drejtuar edhe komisari për bisedime dhe zgjerim, Johannes Hahn, ish komisari Shtefan Fyle, shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati dhe të tjerë, të cilët kanë shfrytëzuar mundësinë, dhe kanë shkëmbyer ide dhe përvoja, në lidhje me pengesat të cilat ballafaqohen vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit në BE.

Kjo konferencë është organizuar nga disa OJQ, nën përkrahje të Këshillit për bashkëpunim rajonal, UNDP-së dhe misionit të SHBA-së në BE./Telegrafi/

Exit mobile version