Site icon Telegrafi

Tomovska: Administrata publike duhet të jap llogari dhe të jetë në shërbim të qytetarëve

Në kuadër të “Samitit të katërt me radhë botëror për partneritet të hapur qeveritat 2016” në Paris, ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska-Tomovska, mori pjesë në panel diskutime të titulluara “Ndërtimi i besimit në qeveri” dhe “Përgjegjësi dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve përmes shërbimeve publike”, si dhe në tryezën e rrumbullakët ministrore kushtuar implementimit të qeverisë së hapur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesëmarrësit, kanë diskutuar për mundësitë të cilat i ofron qeveria e hapur në raport me reformat në sektorin publik dhe zhvillimin socio-ekonomike. Ndërsa u këmbyen mendime edhe për ardhmërinë e Agjendës për qeveri të hapur.

Republika e Maqedonisë, në vitin 2011 i’u bashkangjit nismës globale për partneritet të hapur qeveritar. Në pajtim me obligimet për të gjitha vendet të cilat i’u bashkangjitën kësaj nisme, deri më tani janë përgatitur tre plane të aksionit (2012/14, 2014/16 dhe 2016/18)./Telegrafi/

Exit mobile version