Për 9 ditë më radhë mali i Tomorrit u përball me flakët e zjarrit, duke shkaktuar dëme kolosale në kurorën e gjelbër të tij.
Gjithçka nisi nga një zjarr i ndezur për tu ngrohur nga banorë të zonës, të cilët mbledhin bimë medicinale në mal.
Ndërkaq, era e fortë dhe temperaturat e larta kanë riaktivizuar sërish një vatër zjarri në malin e Tomorrit.
Mësohet se vatra e zjarrit është në një lartësi mbi 1800 m, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Për shuarjen e saj kërkohet ndërhyrje nga ajri përpara se situata të eskalojë.
Për pamje klikoni KËTU. /OraNews/