Telegrafi

Tomori u operua, mësohet se sa do të qëndrojë jashtë fushave

Fikayo Tomori pësoi një lëndim në përballje me Genoan në kuadër të Kupës së Italisë.

Lëndimi i anglezit bëri që të gjithë te Milani të merakosen, pasi ai konsiderohet si një lider i mbrojtjes dhe u mendua se do të mbetej gjatë jashtë fushave.

Por qendërmbrojtësi anglez ka kryer një operim në menisk dhe tanimë është mësuar edhe koha se për sa do të rikthehet në fushë.

Ka qenë vet klubi i AC Milan që ka njoftuar se operimi ka shkuar shumë mirë dhe se Tomori do të rikthehet në fushë pas një muaji.

“AC Milan mund të konfirmojë se Fikayo Tomori iu nënshtrua një operacioni në gjurin e tij të majtë për të riparuar dëmtimin e meniskut medial që ndodhi në ndeshjen ndaj Genoas”.

“Operacioni i kryer në klinikën La Madonnina shkoi me sukses. Ai u krye nga DR. Roberto Pozzoni me ndihmën e ekipit CTS në Galeazzi në prani të menaxherit shëndëtësor të klubit Stefano Mazzoni”.

“Fikayo është mirë dhe do të nisë menjëherë rehabilitimin. Koha e rikuperimit vlerësohet të jetë 30 ditë”, ka shkruar AC Milan. /Telegrafi/