Site icon Telegrafi

Tomori i lumtur te Milani: Iu treguam të gjithëve se sa vlejmë, nuk mund ta përshkruaj atë që ndodhi

Fikayo Tomori ka qenë ndër lojtarët kryesorë këtë edicion te gjiganti italian AC Milan.

Qendërmbrojtësi anglez iu bashkua Rossonerëve nga Chelsea dhe ka shkëlqyer në Itali, duke qenë ndër më meritorët për suksesin e Rossonerëve duke fituar titullin e kampionit.

Reprezentuesi anglez ka folur për The Sun duke thënë se shumë njerëz dyshonin tek Milani, por ata i demantuan në fund duke fituar titullin e kampionit.

“Shumë njerëz dyshonin te ne, mendonin që në fund nuk do ta fitonim titullin, por ne u treguam që gabonin. Festimet e tifozëve ishin të mrekullueshme, nuk arrij ta përshkruaj mirë atë që ndodhi”.

“Këtu jam shumë i lumtur dhe po argëtohem. Dua atë vazhdoj të rritem dhe të fitoj akoma më shumë”, u shpreh Tomori.

“Trajneri më ka ndihmuar duke më shpjeguar si të mbroj, në nivel individual dhe në nivel skuadre. Kam mësuar shumë sepse në Serie A gjyqtarët japin më shumë faulle, duhet të jesh i sigurt që duhet të prekësh topin në dyluftime”.

“Flisja çdo ditë me Maldinin dhe kur erdhi telefonata e Milanit mezi prisja që të nisesha në Itali për të përjetuar diçka të re”,u shpreh qendërmbrojtësi anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version