Site icon Telegrafi

Tomor Morina del nga burgu i Shutkës në Maqedoninë e Veriut, niset për në Kosovë

Ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina ka dalë nga burgu i Shutkës në Maqedoninë e Veriut në të cilin po mbahej tash e dy javë.

Tomor Morina është liruar pasditen e 14 gushtit, me vendim se Serbia nuk i ka plotësuar kërkesat juridike për ekstradimin e tij, me akuzën për krim ndaj njerëzimit në luftën e vitit 1998.

Shoku i Tomor Morinës, Bujar Xërxa para mediave ka thënë se Morinën tashmë e kanë marrë nga burgu dhe se janë nisur drejt Kosovës, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Lirohet Tomor Morina, i ndaluar nga Maqedonia pas fletarrestit nga Serbia

“Ne e morëm Tomor Morinën, faleminderit prej institucioneve tona, prej atyre të Maqedonisë së Veriut, ai është trajtuar mirë. Maqedonia e Veriut  nuk duhet dëgjuar më Serbinë, sepse shteti serb ka vdekur”, tha ai, përcjellë Telegrafi.

Tutje Xërxa bëri të ditur se Tomor Morinën po e shoqëron ambasada e Kosovë.

Tomor Morina ishte arrestuar në kufirin Kosovë-Maqedoni, me kërkesë të Interpolit pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia./Telegrafi/

Exit mobile version