Telegrafi

Tommy Lee ngre padi kundër djalit të tij, i cili e sulmoi fizikisht

(Foto: Getty Images)

Tommy Lee ka vendosur të ngrejë padi kundër djalit të tij, Brandon Lee, për të cilin ka pohuar se e ka sulmuar fizikisht.

Më 6 mars, ish-bateristi i “Motley Crue” kishte thënë se ishte sulmuar nga djali 21-vjeçar dhe e kishte humbur vetëdijen.

(Foto: Getty Images)

Rokeri kishte publikuar në Instagram fotografi, ku shfaqej me buzën e ënjtur, ndërsa kishte shkruar se ndihej i zhgënjyer nga veprimi i djalit, të cilin e ka nga lidhja me Pamela Anderson.

“Zemra më është thyer. Mund t’u japësh fëmijëve gjithçka që kanë dëshiruar gjatë gjithë jetës dhe ata mund të kthehen kundër jush. Bravo Brandon! Djalë i shkëlqyer!”, kishte shkruar Lee.

(Foto: Instagram/Tommy Lee)

Në ndërkohë, Brandon ditë më parë ka bërë një sqarim rreth incidentit duke e fajësuar alkoolizmin dhe dehjen e babait të tij për gjithë atë që ka ndodhur.

Kurse tani, sipas TMZ, Tommy ka vendosur ta çojë tutje padinë për sulm fizik kundrejt djalit të tij, meqenëse nuk dëshiron që ta inkurajojë djalin e tij që të veprojë ngjashëm në të ardhmen.

(Foto: Getty Images)

“E inkurajon atë që e toleron”, citohet të kenë qenë fjalët e Lee, i cili tashmë e ka paraqitur rastin në polici dhe ata kanë nisur hetimet. /Telegrafi/