Ambasadorja serbe në Shkup, Dushanka Divjak-Tomiq ka deklaruar se Serbia dëshiron një zgjidhje të çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo shpreson se kjo çështje do të merr fund dhe në këtë mënyrë rajoni do të lëvizë drejt shfrytëzimit të mundësisë së ofruar në Strategjinë e BE-së për Ballkanin Perëndimor, pra anëtarësimin në BE.
Tomiq i bëri këto deklarime gjatë vizitës së në Manastir, ku u takua me kryetaren e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska./Telegrafi/