Site icon Telegrafi

Tomiq: Kundërzbulimi i Maqedonisë kishte dijeni për praninë e këshillëtarit serb në Kuvendin e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) të Maqedonisë nuk ka kërkuar tërheqjen e këshillëtarit të ambasadës serbe në Shkup, Goran Zhivaljeviq, i cili ishte i pranishëm në zhvillimet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, ambasadorja serbe Dushanka Divjak-Tomiq ka bërë të ditur se këshillëtari serb, njiherit pjesëtar i kundërzbulimit serb-BIA, ka qenë në detyrë zyrtare, dhe se për këtë gjë në kohë është informuar kundërzbulimi i Maqedonisë.

Nga ana tjetër, MPB-ja deklaroi sot se nuk kanë ndonjë informacion të veçantë për rastin në fjalë./Telegrafi/

Exit mobile version