Tomi Stefanovski është shpallur kampion bote në notim të gjatë për vitin 2016 dhe është pritur mjaft mirë nga të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tij, trajnerët dhe notuesit tjerë të klubit BETA, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Grand Prix seritë, Stefanovski i fitoi duke u radhitur i pari në listën e përgjithshme, pas fitores në maratonën e Ohrit. Ai ishte i treti në liqenin Sant – Jean në Kanada, kurse e mori vendin e gjashtë në garën nga Capri për në Neapol të Italisë.
Tomi Stefanovski ka paralajmëruar tërheqje nga kjo garë, pro jo edhe ndërprerje të të gjitha aktiviteteve rreth këtij sporti./Telegrafi/