Site icon Telegrafi

“Tomi dhe Xheri” vijnë nesër në Dodona

Shfaqja është e shkruar nga Hivzi Krasniqi dhe realizohet nën regji të Faik Gashit, ndërsa për muzikën është kujdesur Efraim Kastrati dhe për pikturën Merita dhe Memet Behluli.

Rolet e Tomit dhe Xherrit në këtë shfaqje do t’i luajnë Valdet Rama dhe Faik Gashi, kanë bërë të ditur organizatorët në një komunikatë për media.

Gjithashtu në kuadër të festivalit të komedisë, në Preshevë të shtunën në orën 19.30 do të shfaqet shfaqja “Maturantët”, nga skenaristi Alban Muja dhe me regji të Faik Gashit./Telegrafi/

Exit mobile version