Site icon Telegrafi

Tomë Gashi tregon si duket shishja që iu gjet në fyt Deharit (Foto)

Avokati Tomë Gashi, i cili është angazhuar nga familja e Astrit Deharit ka folur për provat dhe hetimet e deritanishme në lidhje me vdekjen e Deharit dhe ka prezantuar shishen që është gjetur në fytin e të ndjerit.

Gashi, duke përshkruar provat në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se mbetet çështje e mjekësisë ligjore identifikimi i shenjave të gjakut, nëse ato ishin vetëm të Deharit ose edhe të dikujt tjetër.

“Nuk mund të them se është vrasje apo vetëvrasje, mirëpo mund të them që të gjitha mjetet e përgjakura që janë gjetur është çështje e mjekësisë ligjore të identifikojë nëse shenjat e gjakut janë vetëm të Astritit apo edhe të dikujt tjetër”, ka thënë Gashi.

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Sylë Hoxha, ka theksuar se ky institucion dhe i tërë ekipi janë në vlugun e mbledhjes së fakteve rreth rastit.

Hoxha pohoi se Dehari është nxjerrë nga qendra e paraburgimit me shenja jete.

“Me shenja jetë është nxjerrë prej qendrës së paraburgimit. Ka qenë me shenja jete dhe e kanë tërheqë për ta dërguar në spital”, ka thënë ai.

Sipas Hoxhës, rastit i është dhënë primati, duke caktuar edhe ekip shtesë, duke shtuar se qelinë ku ka qëndruar i ndjeri Dehari e kanë mbyllur dhe nuk do ta përdorin fare derisa të përfundojnë hetimet.

Exit mobile version