Më në fund, pas një viti kemi marrë ftesë me i paraqit ankesat për Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, e të tjerët, thotë në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum, avokati Tome Gashi.
Ai e quajti skandaloze pritjen e tillë njëvjeçare për ta shqyrtuar një lëndë. Ai fajin për këtë ia lë EULEX-it, ndërsa shton se faji i vetëm i klientëve të tij ishte se kishin luftuar kundër regjimit serb për liri.
“Sylejman Selimi është gjykuar nga një person me probleme psikike. Nëse rasti i Sylejman Selimit dhe Sami Lushtakut kishte me shku në Hagë, asnjë gjyqtar s’do ta merrte këtë rast”, vlerësoi ai. /Telegrafi/
https://youtu.be/JCYKZqhj90c