Avokati Tomë Gashi, përmes një statusi në Facebook ka thënë se aktivisti i VV-së, Astrit Dehari, do të duhej të ishte i sigurt në Burgun e Prizrenit ku sipas tij nuk e kishte vendin, ndaj shton se vdekja e tij për të është e dyshimtë.
“Shkaku i vdekjes te aktivistit te Vetevendosjes Astrit Dehari eshte i dyshimt,dhe nga kush duhet te vertetohet,nga pushteti qe e burgosi si terorist,apo nga ekspertet te cilve familja e tij ju besone?
Astrit Dehari do te duhej te ishte i sigurt ne burgun e Prizrenit sepse burgu menaxhohet nga shteti.
Ne te vertet Astrit Dehari nuk do te duhej te ishte fare ne burg,nese do te kishim drejtesi te pa politizuar.Por drejtesia e politizuar ka vertetetuar zenjen e shtetit nga ana e pushtetit.
Per 67 dite Astrit Dehari u mbajt ne paraburgim vetem per shkak se e donte kombin e vete shqipetar,donte qe flamuri i tij te jete kuq e zi dhe ishte pjestar aktive e levizjes Vetvendosje.
Per 67 dite Astriti u mbajt ne burg pa te drejt duke u trajtuar nga pushteti si “terorist ” kunder shtetit te kapur nga pushteti.
Sot pasi qe Astriti nuk esht me ne mesin tone,pushteti le te krenohet se e ka nje terorist me pak…
Pyetja e fundit eshte se a duhet te lejojm qe shkakun pse Astriti me nuk eshte ne mesin tone a duhet ta vertetojn pjestaret e pushtetit qe e arestuan pa faj, ata qe e mbajten ne paraburgim pa as nje arsye …
Apo shkakun pse Astriti nuk esht me ne mesin ton duhen ta thone ekspertet te cileve familja e Astrit Deharit ju beson…dhe asnji ”expert ” kete here te mos e marr guximin qe vrasjen eventuale ta beje vetevrasje sic i kan vepruar ne disa raste…
Kujt ti besojm ne keto rrethana trishtuese ??? kete per momentin nuk e din askush per ”expert ” fjalen e fundit duhet ta jap familja” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/