I ftuar në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum, avokati Tomë Gashi arsyeton kërkesën e opozitës dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
“Pos qe asht shkelur Kushtetuta, janë shkelur të gjitha parimet ligjore”, tha Gashi për zgjedhjen e Thaçit president.
Sipas tij, i pari që ka shkelur Kushtetutën është kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.
“Si për rastin Pacolli, duhet të ndodhte e njëjta për Thaçin. Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Nëse kjo Gjykatëe ka si pikënisje vendimin për Pacollin, e ka te lehtë me vendos edhe për Thaçin”, ka thënë ai, duke shtuar se nëse ndodh e kundërta, Pacolli duhet ta padisë Kushtetuesen.
Gashi sqaroi se askush nuk ka imunitet ndaj Gjykatës Speciale. Ai shtoi se avokatët e jashtëm e kanë rrejt Thaçin se gëzon imunitet nëse zgjedhet president.