Avokati Tomë Gashi ka thënë se është për mbrojtjen vlerave të UÇK-së por sipas tij Projektligji për UÇK-në ka lëshime që duhen ndryshuar.
Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ambasadat e huaja i frikësohen Ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për shkak se sipas tij ai ligj mund të ketë ndikime në punën e Gjykatës Speciale.
“Nëse ky ligj miratohet ashtu siç është propozuar frikëson ndërkombëtarët pasi sipas tyre ky ligj ndikon në punën e Gjykatës Speciale”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Avokati thotë se është paradoksale që shumë deputetët nuk e kanë votuar ligjin për UÇK-në e ndërkohë që kanë votuar ligjin për Gjykatën Speciale.
Gashi thotë se duhet të hiqen dilemat se ligji për UÇK-në synon t’i mbrojë individë të caktuar të ftuar nga Gjykata Speciale.
Avokati thotë se ligji për UÇK-në siç është përndjek qytetarët e Kosovës që janë dëshmitarë të mundshëm në Gjykatën Speciale kundër ndonjë të dyshuari.
“Shembull: neni tre thotë se vlerë e mbrojtur e UÇK-së është Drejtoria Politike e UÇK-së”, shton më tej Gashi./Telegrafi/