Telegrafi

Tomë Gashi kërkon nga Prokuroria të përshpejtoj hetimet për vdekjen e Astrit Deharit

Avokati, Tomë Gashi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të përshpejtoj hetimet lidhur me vdekjen e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Gashi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë kaluar 1293 ditë nga vrasja e Deharit dhe më shumë se 201 ditë prej kur Prokuroria Speciale ka marrë në kompetencë rastin Dehari.

“Kanë kaluar 1293 ditë ( 3 vite e 6 muaj dhe 16 ditë) nga vrasja e aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe më shumë se 201 ditë prej kur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK)ka marrë në kompetencë rastin e vrasjes së Astrit Deharit.
PSRK duhet të përshpejtoj hetimet dhe të identifikojë vrasësit, shtytësit në vrasje dhe ata të cilët e fshehën vrasjen për 1293 ditë!”, ka shkruar Gashi. /Telegrafi/