Telegrafi

Tomë Gashi kërkon nga Prokuroria Speciale aktvendimin mbi zhvillimin e hetimeve për vdekjen e Astrit Deharit

Avokati mbrojtës i familjes Dehari, Tomë Gashi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës aktvendimin mbi zhvillimin e hetimeve për vdekjen e Astrit Deharit.

Avokati Gashi ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se Prokuroria Themelore në Prizren për gjatë tri viteve ka fshehur shumë prova materiale, prandaj kërkon nga Prokuroria Speciale bashkëpunim duke i dhënë familjes Dehari të gjitha shkresat e lëndës, duke përfshirë edhe shkresat e lëndës të dërguara në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Lumezi merr vendim që rasti i Astrit Deharit të kaloj në Prokurorinë Speciale

“Nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës kërkohet që të nxjerr aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve në drejtim të zbulimit të vrasësve të Astrit Deharit ( Vrasje e rëndë nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës), të shtytësve në vrasje ( Neni 33 i KPK-së), të atyre që e kanë fshehur vrasjen për tri vite dhe të atyre që e kanë ndihmuar në çfarëdo forme kryerjen e veprës penale të vrasjes ( Neni 33 i KPK-se), si dhe të gjithë atyre që në kryerjen e veprës penale te vrasjes së rënde të Astrit Deharit në bashkëkryerje kanë vepruar si grup i organizuar kriminal ( Neni 34 i KPK-së). /Telegrafi/