Avokati Tomë Gashi ka folur rreth deklarimeve se ai bashkë me dy mjekët ligjor të angazhuar nga familja Dehari në rastin e Astrit Deharit janë thirrur në intervistim nga Prokuroria.
Gashi ka thënë se edhe ai edhe dy mjekët ligjorë, Ymaj dhe Latifaj janë gati kurdo herë që të japin sqarime rreth rastit, njofton Klan Kosova.
“Në ekspertizën e fundit nga ekspertët e pavarur, Ymaj dhe Latifaj, është thënë qartë se kemi të bëjmë me lëndime, dhe lëndimet dërgojnë në faktin se Dehari është vrarë”, pohon Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Sa e kam kuptuar deklaratën e ministres Hoxha, ka kërkuar që të deklarohemi te Prokurori se kjo është ndërhyrje direkte, të deklarohen ekspertët dhe të japin sqarime shtesë”, tha ai.
E paligjshme, sipas tij, është ndërhyrja e ministres së Drejtësisë.
“Lumezi ka deklaruar se Prokurori ka të drejtë dhe mund të kërkojë deklaratë shtesë të ekspertëve të pavarur”, thekson ai.
“Prokurori kërkon sqarime shtesë prej ekspertëve dhe mund të kërkojë sqarime prej meje sepse unë kam zbërthyer atë që kanë thënë ekspertët.Hetimet kanë një kahje tjetër, kanë hetimin rreth vrasjes së Deharit, hetimet nuk janë mbyllur. Sa e kam kuptuar ministren, janë duke u zhvilluar hetimet edhe në pistën e mundësisë së vrasjes së Deharit”, vazhdon ai.
“Nuk mund të ketë manipulime, as keqinterpretime sepse ekspertiza është e shkruara, unë e kam elaboruar në zyrën time para mediave Jemi \në gjendje dhe kemi obligim që në çdo kohë që prokurori na fton të japim sqarime shtesë. Hetimet nuk janë ndërprerë dhe rasti i Deharit është duke vazhduar të hetohet”, përfundon Gashi. /Klan Kosova/