Site icon Telegrafi

Tomë Gashi: Familja Dehari nesër merr raportin mbi vdekjen e Astrit Deharit

Avokati mbrojtës i familjes Dehari, Tomë Gashi ka bërë të ditur se nesër do të marrin raportin e Instituti zviceran mbi vdekjen e Astrit Deharit.

Gashi përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se raportin do ta marrin në Prokurorinë Themelore në Prizren së bashku me prindërit e Astrit Deharit, transmeton Telegrafi.

“Nesër më 24 .10.19 në ora 10:oo. Në Prokurorinë Themelore në Prizren do marrim raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë  ligjore. Unë do të jem aty së bashku me prindërit e Astrit Deharit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, gjatës javës së kaluar Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit, i cili është kryer në Zvicër.

Lexo po ashtu Babai i Astrit Deharit flet për mosdhënien e raportit të ekspertizës nga Prokuroria e Shtetit

Prokurori, Admir Shala përmes një konference për media ka thënë se raporti nuk është hapur dhe se pasi të përkthehet në gjuhen shqipe, do të informohet opinioni për përmbajtjen e tij.

Prokuroria Themelore në Prizren kishte refuzuar t’ia dhurojë familjes raportin e ekspertizës të Institutit Zviceran-Qendrës Universitare të Mjekësisë ligjore në Zvicër në origjinal, në gjuhën në të cilën është përpiluar. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Babai i Astrit Deharit flet për mosdhënien e raportit të ekspertizës nga Prokuroria e Shtetit
Exit mobile version