Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, ka thënë se EULEX-i ka dështuar sërish sa i përket hetuesisë së veçantë në rastin e Azem Sylës dhe të tjerëve.
Ai përmes një postimi në Facebook ka theksuar se të gjitha seancat e përcaktuara për datat 6,7 dhe 8 korrik janë anuluar.
Postimi i plotë i Gashit:
EULEX-i DUHET TI DORËZOJ TË GJITHA LËNDËT TEK GJYQTARËT DHE PROKURORËT VENDOR
EULEX-i dështon përsëri sa i përketë hetuesisë së veçant në rastin e z.Azem Syla dhe të tjerëve, të gjitha seancat e caktuara për datën 6,7dhe 8 korrik 2016 janë anuluar. Eulex-i nuk jep sqarime për këto shtyrje por dihet se EULEX-i ende nuk ka mandat në Kosovë. EULEX-i duhet që të gjitha lëndët ti dorëzoj tek Gjyqtarët dhe Prokurorët vendor, sepse askund në botë misionet e sundimit të ligjit nuk i mbajnë lëndët në sirtarë.
Pasi që Eulex-i nuk mund të veproj, ata që janë paraburgim nuk mund ti realizojnë të drejtat e tyre, dhe askush nuk ka të drejtë që ti mbajë në paraburgim duke mos kryer asnjë veprim hetimor.
Eulex-i është këtu që të na mësoj apo imponoj rregullat e sundimit të ligjit, por ne po e këshillojmë Eulex-in, pasi nuk ka mandat për të vepruar ti dorëzoj lëndët tek Gjyqtarët dhe Prokurorët e shtetit të Kosovës, posaçërisht kur të dyshuarit e Eulex-it si z.Azem Syla dhe të tjerët janë në paraburgim,rregulla e parë e drejtësisë është kur nuk mund të veprosh vetë lejoj të tjerët të veprojnë në interes të drejtësisë.